![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/03/12286463-2FAE-4D9C-ABE3-9C82104568F7.jpeg)
Gjermania miraton një ligj që ndihmon familjet e varfra
23 mars 2019
| 09:02
Bundestagu gjerman ka miratuar një ligj të ri për familjen, i cili lehtëson prindërit me të ardhura më të pakta.
Synimi është të mbrohen nga varfëria familjet që fitojnë më pak.
Projektligjin e paraqiti në parlament ministri i Punës, Hubertus Heil, së bashku me ministren e Familjes, Franziska Giffey.
Familjet, ku të ardhurat e prindërve mbulojnë nevojën minimale vetjake, por jo atë të fëmijëve, do të marrin për këta të fundit një subvencion të ri.
Që në 1 korrik, subvencioni do të rritet nga 170 euro aktualisht, në 185 euro. Heil sqaroi se nga shërbimet do të përfitojnë para së gjithash nënat dhe baballarët në familjet me një prind.