Visar Ymeri takon Gent Cakajn dhe Besa Shahinin

23 mars 2019 | 19:44

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, ka marrë pjesë në Kongresin Elektoral të Partisë Socialiste në Shqipëri.

“Kënaqësi të marrë pjesë në Kongresin Elektoral të Partisë Socialiste të Shqipërisë, ku ishim të ftuar si parti Socialdemokrate. Me këtë rast, nder i veçantë edhe takimi me dy ministrat nga Kosova në qeverinë shqiptare; Ministrin e Punëve të Jashtme, z. Gent Cakaj, dhe Ministren e Arsimit, znj. Besa Shahini”, ka shkruar Ymeri në llogarinë e vet në “Facebook”.

“I dëshiroj suksese të mëtutjeshme në punën e vyer dy ministrave nga Kosova, dhe po ashtu angazhim të palodhshëm dhe mbarësi në rrugëtimin politik Partisë Socialiste”, ka shkruar Ymeri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi ditën e shtunë e ka kaluar me…