Vendimi për anëtarësimin e Kosovës në ENQA pritet të merret në shtator

23 mars 2019 | 20:25

Për tri ditë radhazi, ekspertë të Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë kanë qëndruar në Kosovë.

Ata kanë pasur detyrë të vlerësojnë çfarë progresi është arritur në Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe nëse ky institucion funksionon si i pavarur nga politika, raporton “KTV”-ja.

“Nuk do t’jua tregoj rezultatin, sepse ende nuk e kemi përfunduar vlerësimin. Vendimi do të merret nga Bordi brenda disa muajve, por kemi vërejtur që agjencia ka qenë duke punuar me përkushtim që ta ndryshojë situatën”, ka thënë Jacques Lanates – Ekspert i ENQA-s.

Ekspertët, edhe të mërkurën kanë takuar zyrtarë të AKA-së, ku këta të fundit kanë thënë se vlerësimi i tyre është shumë i rëndësishëm.

Vendimi përfundimtar pritet të merret në shtator të këtij viti.

Përveç takimit me zyrtarë të AKA-së, ekspertët kanë takuar edhe ministrin e Arsimit.

Shyqyri Bytyqi, derisa thotë se rianëtarësimi në EQAR është me rëndësi për arsimin e lartë, tregon se gjatë takimit i siguroi ata në pavarësinë e agjencisë nga politika.

Në shtator të vitit 2017, me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj, ministri, Bytyqi kishte shkarkuar bordin e AKA-së dhe ushtruesen e detyrës së drejtorit të kësaj agjencie.

Vendimi kishte ndikuar që agjencia të përjashtohet vitin e kaluar nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, ka marrë pjesë në…