Pas ndarjes, Emma Roberts në lidhje me Garrett Hedlundin

24 mars 2019 | 13:52

Emma Roberts dhe Evan Peters janë ndarë. Çifti i ka dhënë fund fejesës dhe lidhjes së tyre pesëvjeçare të dashurisë.

“Ata kishin mospajtime dhe debate të shumta, por po përpiqeshin t’i tejkalonin dhe ta vazhdonin lidhjen e tyre. Ndarja e tyre ka kohë që pritej”, ka thënë një burim pranë çiftit.

Ndarja e tyre e kohëpaskohshme ka bërë që në lidhjen e tyre të dashurisë të kenë edhe konfrontime të ashpra por, sipas këtij burimi, çifti nuk kanë raporte të këqija. Por, megjithatë, duket se aktorja Roberts ka ecur tutje në jetën e saj, ajo është në lidhje me yllin e “Triple Frontier”, Garrett Hedlund.

Sipas një burimi pranë saj, Roberts dhe Hedlind kanë filluar të kalojnë kohë së bashku në shumë ngjarje të ndryshme para se ta nisnin lidhjen e tyre të dashurisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emma Roberts dhe Evan Peters janë ndarë. Çifti i ka…