Tahiri: Clarku udhëhoqi intervenimin ushtarak ndaj Serbisë me sukses të madh(Foto)

24 mars 2019 | 15:19

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka vlerësuar se bombardimet e ShBA-së  dhe NATO-s ndaj Serbisë ndalen gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se gjenerali Wesley Clark ka udhëhequr këtë intervenim ushtarak me sukses të madh.

“20 vjet nga bombardimet e ShBA-ve dhe NATO-s ndaj Serbisë, ndalen gjenocidin dhe sollën lirinë për Kosovën dhe për ne shqiptarët. Gjenerali Wesley Clark udhëhoqi këtë intervenim ushtarak me sukses të madh. Ka qenë privilegj dhe kënaqësi të bashkëpunoj me gjeneralin Clark në realizimin e këtij misioni historik. Në shenjë mirënjohje për të, kam marrë pjesë në fushatën e tij për president të ShBA-ve në vitin 2003”, ka shkruar ish-ministrja Tahiri.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinion publik se dyert…