Aktorja thyen heshtjen për armiqësinë me Meghan Markle

24 mars 2019 | 18:28

Mungesa e Priyanka Chopra në “baby shower”-in e Meghan Markle është komentuar shumë në mediet rozë, duke u ngritur pikëpyetje mbi miqësinë në mes të tyre.

Por aktorja ka vendosur t’i japë fund thashethemeve mbi një grindje në mes të tyre, duke thënë se lajmet janë të pavërteta.

Ndërsa ishte e ftuar në “Watch What Happens Live!”, Priyanka ëshë pyetur nga fansat: “A janë të vërteta thashethemet se jeni zemëruar me Meghan Markle që nuk erdhi në dasmën tënde me Nick Jonas?”

Por aktorja ka qeshur duke shpjeguar: “O zot, jo nuk janë të vërteta”

Fillimisht është raportuar se ylli i “Bollywood” nuk ka shkuar në “baby shower”-in e Meghanit për shkak se Dukesha nuk ka marrë pjesë në dasmën e saj.

Por duket se marrëdhënia në mes të tyre vazhdon të qëndrojë e fortë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katie Price është shfaqur më “bombë” se kurrë në Tajlandë.…