Hajdar Beqa: Projekteve tona për liri iu bashkua NATO në krye me ShBA-në

24 mars 2019 | 21:44

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka thënë se beteja e UÇK-së më 24 mars 1998 -Epopeja e Dukagjinit, është njëra nga shtyllat më të rëndësishme të sakrificës dhe vetëmohimit për lirinë e Kosovës.

“Projekteve tona për liri, luftës sonë të drejtë e të pastërt, më 24 mars 1999 iu bashkua edhe aleanca më e madhe botërore NATO në krye me SHBA.

Në kujtim të lavdisë së dëshmorëve dhe 24 Marsit, sot bëra homazhe në Gllogjan në Kompleksin memorial të bashkëluftëtarëve të mi”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” deputeti Hajdar Beqa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 11 mijë nënshkrime janë mbledhur nga qytetarët e Suharekës…