Haradinaj falendërues për ata që morën pjesë në 21-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit

25 mars 2019 | 08:32

Kryeministri Ramush Haradinaj ka falendëruar të gjithë ata që e nderuan me pjesëmarrje në shënimin e 21-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe që ishin për homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. 

“Në emër të familjes Haradinaj, falënderoj të gjithë ata, që na nderuan me pjesëmarrje në shënimin e 21-vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit” dhe që ishin për homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. Mirënjohës Këshillit Organizativ, që e organizuan këtë ngjarje dhe të gjithë ata që ndihmuan për mbarëvajtjen e saj”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në Futboll U17, Besnik Kollari,…