Mustafa përkujton ish-deputetin Nimon Alimusaj

25 mars 2019 | 10:38

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kujtuar deputetin e Kuvendit të Kosovës dhe anëtarin e Kryesisë Qendrore të LDK-së, Nimon Alimusaj, në nëntëvjetorin e vdekjes së tij.

“Sot, përkujtojmë me respekt të veçantë jetën dhe veprën e atdhetarit të Kosovës, Nimon Alimusaj. Nimon Alimusaj ishte intelektual dhe veprimtar i palodhshëm me vendosmëri të pafund, i cili dha kontribut të jashtëzakonshëm për jetësimin e lirisë dhe pavarësisë të Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se Nimon Alimusaj ishte deputet shembull se si mbohet liria dhe kultivohet demokracia në vend.

“Nimoni me gjithë qenien e tij iu përkushtua dhe bashkangjit lëvizjes së njohur për pajtimin e gjaqeve në Kosovë përkrah Anton Qetës e shumë burrave të tjerë. Nimoni kishte virtyte të larta njerëzore e kombëtare, prandaj vepra e tij do të kujtohet përherë me nderime të larta nga e gjithë anëtarësia e LDK-së dhe të gjithë qytetarët e Kosovës”, është shprehur Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në takim lamtumirës me ambasadorin bullgar, Nedialtcho Dimitrov Danatchev, kryeministri…