Hoxhaj takohet me kryetarin e Ulqinit

27 janar 2018 | 09:56

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj pas takimit me ministrin e jashtëm të Malit të Zi në Podgoricë, ka vazhduar me takime edhe në Ulqin.

Ai së bashku me kryetarin e Ulqinit, Nazif Cungu, kanë vizituar një zonë të bukur të Shasit, që shtrihet në Anën e Malit dhe Hoxhaj ka përgëzuar investimet lokale dhe përkujdesjen.

“Mirëmëngjesi nga Shasi, një atraksion turistik e historik nga Ana e Malit që duhet patjetër të vizitohet sapo merret rruga për në Ulqin. Pas takimit me kryetarin e Ulqinit, Nazif Cungu vlerësova investimet, qeverisjen e mirë lokale dhe përkujdesjen e pushtetit lokal për ta ruajtur dhe promovuar trashëgiminë e pasur shqiptare”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fotografia e Enver Hoxhaj

Fotografia e Enver Hoxhaj

Fotografia e Enver Hoxhaj

Fotografia e Enver HoxhajFotografia e Enver Hoxhaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Alternativës, njëherësh deputete e Kuvendit të Kosovës, Mimoza…