![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/03/received_365352087645729.jpeg)
U17-shtat mposhten nga Ukraina
25 mars 2019
| 14:00
Përfaqësuesja e U17 e Kosovës në futboll e ka nisur me humbje rrethin elitë për kualifikim në kampionatin evropian.
Të përzgjedhurit e Besnik Kollarit pësuan humbje 2-0 nga Ukraina, në ndeshjen që u zhvillua në Zvicër. Në grup me Kosovën janë edhe Spanja dhe Greqia.