Hoxhaj viziton Shoqatën e të Verbërve, interesohet për kërkesat e tyre

25 mars 2019 | 14:54

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka vizituar sot Shoqatën e të Verbërve të Kosovës, me drejtuesit e së cilës ka biseduar rreth mbështetjes së Qeverisë së Kosovës për kërkesat e tyre.

Hoxhaj ka bërë me dije se ndër kërkesat kryesore ishte sinteza vokale në gjuhën shqipe, e cila lehtëson në masë të madhe komunikimin dhe informimin e tyre në shumë platforma.

“Pas miratimit nga Qeveria e Kosovës, e vendimit për përkthimin e infrastrukturës ligjore në alfabetin e brajlit, atyre u premtova se shumë shpejtë do të realizojmë çdo kërkesë në mënyrë që të bëjmë sa më të lehtë dhe të sigurt jetesën e tyre në shoqërinë tonë”, ka thënë Hoxhaj pas takimit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se për shkak…