Lladrovci inspekton punimet për ujësjellësin te pishat e Gllobarit

25 mars 2019 | 15:01

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka  vizituar lokacionin te pishat e Gllobarit, për të parë nga afër punën e kryer nga qytetarët vullnetarë për pastrimin e kësaj zone me shumë potencial turistik.

Njëkohësisht Lladrovci ka inspektuar edhe punimet e kryera për ujësjellësin si pjesë e projektit “Ndërtimi i kapacitetit të ujësjellësit në Kamenicë” me punëkryes “Diamanti” sh.p.k. Gjatë këtij inspektimi, Lladrovci ka vërejtur se punimet nuk janë kryer sipas standardeve dhe paramasave të planifikuara, pasi sipas tij është duke munguar rëra mbrojtëse e gypit.

Sipas Lladrovcit, në shumë vende gypi ishte i vendosur mbi gurë si dhe thellësia mbi gyp nuk i kalonte 30 centimetra, thellësia e kanalit arrinte deri në 55 centimetra e që është shumë larg nga ajo që parashihet me kontratë (80 centimetra).

Me këtë rast, kryetari Lladrovci ka kërkuar nga menaxheri i projektit që të marrë masat dhe që punëkryesi të evitojë parregullsitë në punime me kohë, përndryshe do të merren masat ndëshkuese ndaj kompanisë siç parashihet me kontratë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trembëdhjetë (13) civilë janë vrarë, shumica nga ta fëmijë, “në…