Rama: Serbia nuk mund të hyjë në BE nëse nuk e njeh Kosovën

27 janar 2018 | 10:22

Shqipëria ka kryer pjesën më të madhe të detyrave të saj lidhur me gjyqësorin, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe pret një “rekomandim të ndershëm” për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit këtë vit, ka thënë kryeministri Edi Rama në një intervistë për EURACTIV.com

Edi Rama tha gjithashtu se një shtyrje tjetër në hapjen e negociatave me Tiranën do të frenojë Ballkanin Perëndimor dhe do të dërgojë një mesazh të gabuar, pasi “mendimi që BE-ja mund të flejë e qetë me Ballkanin jashtë dyerve të saj është një gabim i tmerrshëm”.

“Kemi bërë një mal me gjëra, së pari e mbi të gjitha, reformën në drejtësi, ndryshimet kushtetuese, legjislacionin tërësisht të ri të drejtësisë dhe tani po ndërtojmë institucione tërësisht të reja të drejtësisë. Kështu, shprehur në terma të asaj se çfarë ka ndodhur, ky është një revolucion. Tani, në fund presim hapjen e bisedimeve të anëtarësimit dhe shpresoj se do të jetë koha e duhur dhe viti i duhur”, ka thënë kryeministri Rama.

Rama në këtë intervistë ka folur edhe për raportet Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se Serbia nuk mund të hyjë në BE pa e njohur Kosovën. “Serbia nuk mund të futet në BE nëse nuk e njeh Kosovën, dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme dhe pse është në interesin e të dy palëve të arrijnë në një zgjidhje. Sigurisht, gjetja e një zgjidhjeje nuk do të jetë e lehte, do të jetë e dhimbshme por duhet të gjendet”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është dita e parë e fundjavës, e meteorologët për…