![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/03/koldo-750x430.jpg)
Trajneri i Andorrës: Ja pikat më të forta të Shqipërisë
25 mars 2019
| 15:43
Trajneri i përfaqësues së Andorrës, Koldo Alavarez, ka folur në prag të sfidës ndaj Shqipërisë.
Në një analizë të shkurtër të ekipit kuqezi, Koldo, vlerësoi shpejtësinë e lojtarëve të krahut dhe forcën e sulmuesve tanë. Tekniku i Andorrës bëri dhe një koment të shkurtër për shkarkimin e trajnerit, Christian Panucci.
“Janë një kombëtare që të befason me shpejtësinë që kanë lojtarët e krahut, por edhe me fuqinë e madhe që kanë qendërsulmuesit e tyre si Bekim Balaj ose si Armando Sadiku, që është një lojtar me karakteristika të tjera”, ka deklaruar trajneri i Andorrës, Koldo Alavarez.
“Ndryshimi i trajnerit mund të rrisë motivimin në skuadër, gjithsesi është një situatë që ne do të mundohemi ta përdorim në favorin tonë”, ka shtuar ai.