Zidane fillon “operacionin” Mbappe

26 mars 2019 | 10:38

Kylian Mbappe është në krye të listës së dëshirave të Zinedine Zidanes, i cili do të përpiqet ta rindërtojë skuadrën e Real Madridit këtë verë, pasi u kthye në postin e trajnerit.

Që prej se u kthye në “Santiago Bernabeu” në fillim të këtij muaji, Zidane ka synuar ta rindërtojë skuadrën për sezonin e ardhshëm, me Kylian Mbappen dhe Sadio Manen si prioritet. Sipas revistës franceze “France Football”, Real Madridi do ta transferojë të riun francez për një shumë të majme parash.

Revista franceze e bëri këtë pohim në një shkrim në ballinën e saj, e ilustruar me fotografitë e Zidanes dhe Mbappes me titullin: “Operacioni Mbappe”. “France Football” po ashtu lë të kuptohet se Realit mund t’i kushtojë Mbappe 280 milionë euro.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dieta dhe gjysmë ore lëvizje mund të përgjysmojnë rrezikun e…