Ish-kryeministri Berisha uron Kosovën me një kartolinë kuptimplotë

26 mars 2019 | 12:07

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha nuk ka munguar me urimin e tij në debutimin e parë të ekipit përfaqësues të Republikës së Kosovës në eliminatoret e kampionatit Europian.

Pas barazimit të ndjeshëm në shtëpi (1-1) me kombëtaren e Bullgarisë me një lojë spektakolare, Berisha përgëzon ekipin shqiptar për lojën dhe super golin e Arbër Zenelit.

Këtë urim Berisha e ka shoqëruar me një “kartolinë” kuptim plotë ku shfaqen mijëra kosovarë 10 vite më parë, duke u larguar nga shtëpitë e tyre pas genocidit serb dhe sot pas 10 vitesh me një ekip dinjitoz futbolli në eliminatoret e kampionatit Europian.

“Urime te perzemerta Ekipit te Futbollit te Kosoves, shenuesit te super golit Arber Zeneli, trajnierit, kapitenit, gjithe lojtareve. Ky barazim me Bullgarine kishte shijen e fitores! Urime! Sb” shkruan Berisha në faqen e vetë në Facebook.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dorën tek akrepat në fundjavë. Në natën mes të shtunës…