Zyrtare: Qeveria ndalon lojërat e fatit

26 mars 2019 | 14:24

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që ta ndalojë veprimtarinë e bizneseve të lojërave të fatit.

Nga ky vendim i Qeverisë përjashtim bën vetëm Lotaria e Kosovës e cila mbikëqyret nga shteti i Kosovës.

Ditë më parë, Kuvendi i Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme kishte nxjerrë një rezolutë e cila i kërkonte Qeverisë t’i pezullojë aktivitetet e të gjitha lojërave të fatit.

Sipas kësaj rezolute, Qeveria duhej që brenda 30 ditësh ta procedonte në Kuvend Projektligjin e ri që i ndalon të gjitha llojet e lojërave të fatit për një periudhë 10 vjeçare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është…