Liverpooli, gati ta shesë Keitan

26 mars 2019 | 15:24

Skuadra e Liverpoolit po vlerëson mundësinë për të larguar në fund të sezonit mesfushorin Naby Keita, i cili u transferua me bujë të madhe nga Leipzigu, që përfitoi plot 52 milionë pandë pas insistimit të Jurgen Kloppit.

Afrikani ka bërë një prezantim të dobët në 27 ndeshjet e fundit me Liverpoolin, duke mos shënuar asnjë gol dhe prania e tij në fushë thuajse në asnjë çast nuk ka bërë diferencën.

Drejtuesit e klubit anglez janë gati ta shesin mesfushorin për 40 milionë paundë, kurse ai pëlqehet nga Bayerni dhe Dortmundi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demi Rose nuk di të ndalet. Modeluesja ka publikuar së…