Ja çmimi i biletave për ndeshjen Prishtina – Flamurtari

26 mars 2019 | 15:52

Ndeshja e mbetur e javës së 23-të, në mes Prishtinës dhe Flamurtarit në kuadër të IPKO Superligës së Kosovës në futboll zhvillohet nesër (e mërkurë) nga ora 14:00.

Faqja zyrtare e klubit të Prishtinës, ka njoftuar edhe për çmimin e biletave për këtë ndeshje që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Çmimi për biletat në tribunën lindore është 2 euro, kurse për tribunën perëndimore është 3 euro. Ndërsa për tribunën VIP kushton 5  euro.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Liverpoolit po vlerëson mundësinë për të larguar në…