Stoltenbergu: Bombardimet e NATO-s ishin të drejta
26 mars 2019
| 17:37
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka thënë se ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 nuk ishte e drejtuar kundër popullit të ish-Jugosllavisë, por roli i saj ishte të mbrojë civilët në rajon.
“Ne nuk duhet ta harrojmë kurrë të kaluarën, por ne mund të shkojmë më tej dhe kjo është ajo që NATO dhe Serbia po bëjnë sot si partnerë”, ka thënë Stoltenbergu për “Tanjug”.
Bombardimet kundër Serbisë, të cilat i kanë dhënë fund regjimit të Sllobodan Millosheviqit, kanë zgjatur 78 dhe kanë marrë pjesë 19 vende të NATO-s.