Kosova bëhet me ekspertë të licencuar të forenzikës financiare

26 mars 2019 | 17:42

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë dhe Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK), kanë ndarë të martën certifikata për 43 zyrtarë që kanë përfunduar programin njëvjeçar të trajnimit për forenzikë financiare.

Ky program ka kontribuar në avancimin e aftësive të hetuesve që merren me çështjet e krimit financiar dhe rastet e korrupsionit ku janë aftësuar prokurorë, zyrtarë nga Policia e Kosovës, Agjencia Kundër Korrupsionit, Njësia e Inteligjencës Financiare, Administrata Tatimore dhe Doganat, si dhe gazetarë hulumtues.

Programi, i pari i këtij lloji në Kosovë është zhvilluar bashkërisht nga UNDP-ja dhe ShKÇAK-ja, duke u përqendruar në zhvillimin e teknikave të forenzikës financiare për të ndihmuar në gjurmimin e parave të paligjshme.

Ky program që ka zgjatur 11 muaj gjatë të cilëve janë zhvilluar rreth 170 orë mësimi dhe 2 provime, është mundësuar përmes projektit të UNDP-së për Mbështetje Përpjekjeve Anti-Korrupsion në Kosovë (SAEK II), që financohet nga SDC dhe DANIDA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka thënë se…