Në prill përzgjidhet ndërtuesi i Termocentralit “Kosova e Re”

26 mars 2019 | 20:23

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka dhënë informata në lidhje me çështjen e investimeve të “Contour Global”, për realizimin e projektit të ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës është duke vazhduar përmbushjen e obligimeve të marra, dhe se shumë shpejt do të bëhet përzgjedhja e kompanisë ndërtuese.

“Qeveria e Kosovës është duke vazhduar përmbushjen e obligimeve të marra. Sipas marrëveshjes tashmë kemi përmbushur pjesën më te madh të obligimeve. Bashkë me investitorët jemi në fazën e vlerësimit të ofertave për përzgjedhjen e kompanisë. Faza e parë tashmë është përmbyllur dhe në fund të marsit do ta pranojmë një raport të detajuar. Po ashtu, brenda muajit prill do të bëhet edhe përzgjedhja e ndërtuesit të Termocentralit ‘Kosova e Re’”, tha Lluka në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, së…