Ngjarje e rëndë godet Ferizajin, 13 vjeçari var veten
26 mars 2019
| 21:28
Një 13 vjeçar ka varur vetën gjatë ditës së sotme në qytetin e Ferizajit.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.
Ai ka treguar pse rasti është raportuar rreth orës 18:30, shkruan lajmi.net
“Sot rreth orës 18:30 një fëmijë i moshës 13 vjeç dyshohet se ka varur vetën. Familjarët e kanë raportuar rastin në polici ndërsa ekipi i mjekëve kujdestar e kanë konfirmuar vdekjen. Viktima është nga fshati Sojevë”, u shpreh Agim Gashi për “lajmi.net”.
Gashi gjithashtu ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i 13 vjeçarit është dërguar në obduksion.