Haradinaj kërkon seancë të jashtëzakonshme për projektligjin që ndalon lojërat e fatit

27 mars 2019 | 13:30

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se e ka dorëzuar kërkesën në Kuvend për mbajtjen e një seancë të jashtëzakonshme më 3 prill për çështjen e projektligjit që ndalon lojërat e fatit.

“Pas diskutimit dhe procesimit nga ana e Qeverisë për në Kuvendin e Kosovës të Projektligjit për ndalimin e lojërave të fatit, sot e kam dërguar në Kuvendin e Kosovës, kërkesën për Seancë të jashtëzakonshme me datë 3 prill 2019 për shqyrtimin e këtij projektligji”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK) ka zgjedhur Bekim…