Krasniqi: OAK-u që nga themelimi ishte zë i bizneseve

27 mars 2019 | 16:08

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) kanë shpalosur planin njëvjeçar të punës.

Me këtë rast, është mbajtur edhe Kuvendi i tretë i rregullt i anëtarëve, ku kryetari i Bordit të OAK-ut Skënder Krasniqi, ka thënë se OAK-u ka mbrojtur interesat e bizneseve në vazhdimësi.

“Duke marrë pjesë në instancat më të larta të qeverisë si Këshilli Kombëtar për Zhvillimin Ekonomik, kemi arritur t’i adresojmë sfidat e juaja”, ka thënë ai. “OAK-u është themeluar mbi bazë të këtyre parimeve: S’duam para nga Qeveria. OAK-u ka arritur të angazhohet në kauza konkrete. Rreth vetës ka një numër të konsiderueshëm të anëtarëve që na bënë të jemi dhe më të fuqishëm”, ka thënë Krasniqi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. Lisen Bashkurti - Në politikë mos u trembni shumë…