KEDS-i përfundoi projektet që furnizojnë 4 000 familje e biznese të Kamenicës

28 mars 2019 | 11:02

KEDS-i ka përfunduar dy projekte të mëdha në komunën e Kamenicës. Është fjala për ndërtimin e largpërçuesit të Roganës dhe largpërçuesin e Hogoshtit, që i përkasin Komunës së Kamenicës.

Me këto dy projekte të përfunduara investive nga KEDS-i, 12 fshatra të kësaj ane do të kenë energji kualitative dhe tension stabil.

Me këtë investim do të përfitojnë 1 800 familje e biznese nga largpërçuesi i Roganës dhe rreth 2000 familje e biznese nga largpërçuesi i Hogoshtit. Pra, përfitues direkt janë afro 4 000 konsumatorë apo rreth 20 mijë banorë të asaj ane.

Ata tash do të kenë një jetë më të mirë dhe bizneset do ta kenë punën më të lehtë, nga rrjet i ri dhe modern i implementuar nga KEDS-i.

Këto investime i kanë parë për së afërmi edhe drejtori gjeneral i KEDS-it, Alper Erbas, së bashku me nënkryetarin e komunës së Kamenicës, Faton Jakupi.

“Shpreh falënderim të veçantë për mbështetjen dhe përkrahjen e treguar nga komuna e Kamenicës. Falë bashkëpunimit të mirëfilltë që kemi pasur, projektet në këtë nëndistrikt janë realizuar me kohë. Projekti i Roganës dhe Hogoshtit mund të cilësohen si projektet më të mëdha në vitin 2018 sepse kanë përfituar një numër i madh i konsumatorëve”, ka thënë Erbas.

Ndërsa nënkryetari i komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, gjatë vizitës në terren u shpreh i kënaqur me punën e KEDS-it.

“Janë bërë punë të mira nga ana e KEDS për komunën e Kamenicës. Janë këto dy projekte të realizuara, pastaj projekti në Koretin, punimet në qendër të qytetit e projekte tjera. Stafi i KEDS-it është mjaft bashkëpunues karshi kërkesave tona”, është shprehur Jakupi.

Në këto dy projekte janë vendosur katër stabilimente shpërndarëse të reja nga KEDS-i dhe janë ndërtuar dy dalje të reja 10 kV nga NS Berivojca, që tani quhen dalja e Hogoshtit dhe dalja e Roganës.

Gjithashtu janë vendosur edhe dy trafostacione të reja me kapacitet prej 160 kVA në fshatin Grizime dhe Kershlanet.
Duke iu përshtatur terrenit në projektin Roganës është shtrirë linjë ajrore e re 5 km, ndërsa nëntokësore rreth 5.5 km.

Edhe banorët flasin për të mirat që u ka sjellë ky investim

“Rryma më herët ka qenë katastrofë, ka pasur ndërprerje të shpeshta dhe tensioni shumë i dobët. Një defekt me ndodhë në Kostanicë apo në katundet e malësisë, ne këtu na u ndalke rryma. Tash është bërë lidhje e re dhe me këtë është stabilizuar gjendja si te ne ashtu edhe në krejt fshatin”, ka thwnw Sami Rexhepi, pronar i restorantit ‘Kalaja’ në fshatin Kopernicë.

Gjatë implementimit të projektit të Hogoshtit, KEDS-i ka instaluar afërsisht 8,5 km rrjet ajror dhe 3,6 km rrjet nëntokësor dhe 3,3 km rrjet kabllo bistekë dhe shtyllat e betonit.

Kjo ka bërë që edhe banorët e këtij rajoni t’i ndjejnë këto ndryshime.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se sot (e…