Protestuesit e opozitës në Shqipëri tentojnë të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit

28 mars 2019 | 11:46

Sot ka pasur një përplasje mes protestuesve të opozitës dhe policisë te ndërtesa e Kuvendit të Shqipërisë Parlamenti.

Pas përplasjes së parë te Ministria e Brendshme, grupi kryesor i protestuesve të opozitës i mbledhur te Kuvendi është përpjekur që të zhbllokojë kordonin e policisë dhe të hyjë në ndërtesën e Kuvendit.

Gjatë përpjekjeve protestuesit kanë hedhur sende të forta si dhe mjete piroteknike në drejtim të policisë.

Por pas disa përpjekjeve të njëpasnjëshme policia kanë arritur t’i stepin protestuesit.

Protestës i është bashkuar dhe kreu demokrat Lulzim Basha si dhe drejtuesja e LSI-së Monika Kryemadhi bashkë me pjesën tjetër të aleatëve opozitarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka paralajmëruar masa…