Limaj pas votimit pozitiv të PE-së për vizat: Qytetarët tanë po mbahen padrejtësisht të izoluar

28 mars 2019 | 13:47

Zevendëskryeministri Fatmir Limaj ka thënë se është lajm i mirë që Parlamenti Evropian rikonfirmoi sërish me shumicë votash që Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara për liberalizimin e vizave.

Por Limaj ka thënë se kjo nuk është e mjaftueshme.

“Vullneti i demonstruar në Parlamentin Evropian duhet kulmoj me heqjen e vizave në një të ardhme sa më të afërt. Qytetarët tanë po mbahen padrejtësisht të izoluar dhe kjo padrejtësi duhet të përfundoj sa më parë”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka pritur në…