Reçica vlerëson pozitivisht angazhimin e Zyrën së Punësimit në Mitrovicë

28 mars 2019 | 16:16

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, ka vizituar të enjten Zyrën e Punësimit në Mitrovicë, ku është njoftuar nga përfaqësuesit e kësaj zyre rreth angazhimit të tyre në shërbim të punëkërkuesve.

Reçica ka thënë se falë skemës se punësimet, Arbenita nga Mitrovica ka hapur biznesin e saj, e cila tani është duke kërkuar punëtorë në Zyrën e Punësimit në këtë komunë.

“Vizitova Zyrën e Punësimit në Mitrovicë. Aty pash angazhimin që bëhet në shërbim të punëkërkuesve dhe punëdhënësve. Shumë punëkërkues që i drejtohen kësaj zyre dhe përfitojnë nga mundësitë për aftësim profesional dhe në masa aktive të tregut të punës, kthehen pikërisht aty pas një kohe si punëdhënës, siç është rasti i Arbenitës të cilën pata kënaqësinë ta takojë. Arbenita, përfituese nga Skema e Vetëpunësimit, vitin e kaluar ka hapur biznesin e saj ndërkaq sot ajo është drejtuar në po këtë zyrë të punësimit për të kërkuar punëtorë”, ka shkruar Reçica në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luka Modriq e fitoi “Topin e Artë” për vitin 2018…