Haradinaj: Liria e atdheut tonë mban emrin e secilit nga martirët e Belegut dhe tërë Kosovës

29 mars 2019 | 10:32

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se liria e atdheut e mban emrin e secilit nga martirët e Belegut dhe tërë Kosovës.

“E vërteta jonë janë varret masive në tërë Kosovën. Liria e atdheut tonë mban emrin e secilit nga martirët e Belegut dhe tërë Kosovës. Duke qenë se shumica e të vrarëve në Beleg konsiderohen të zhdukur të luftës kjo masakër e ka edhe dimensionin e saj më të dhimbshëm, sepse shumica nga 46 të ekzekutuarit nuk e kanë ende një varr të shënjuar në këtë tokë, për të cilën ata janë sakrifikuar”, ka shkruar Hardinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Sot, njëzet vjet më vonë, ne e vazhdojmë betejën për zbardhjen e fatit të të gjithë martirëve dhe nuk do të ndalemi deri sa të gjenden eshtrat e secilit njeri të Kosovës, të vrarë në luftë”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arkitektja dhe artistja Eliza Hoxha ka vendosur të inkuadrohet në…