Bekim Jashari thërret për unitet

29 mars 2019 | 11:24

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka vizituar Kompleksin Memorial në Marinë të kësaj komune, ku ka bërë homazhe të varri i dëshmorit Avdullah Kodra.

Nga atje, kryetari Jashari ka bërë thirrje për unitet të spektrit politikë në Kosovë.

“Duke nderuar dëshmorët, nderojmë vetveten dhe nderojmë të ardhmen tonë. Edhe njëherë kërkoj nga të gjithë ju, të keni mirëkuptim në mes vete, ta ndihmojmë njëri-tjetrin, le të punojmë për të mirën e këtij vendi, të mirën e përbashkët e të gjithë neve. Të mos na përçajë askush. Kemi ditë në ditë më të vështira të jemi bashkë dhe ta ndihmojmë njeri-tjetrin, pse vallë bashkë sot nuk po mundemi të bëhemi bashkë, ta duam njeri-tjetrin dhe të punojmë ashtu siç duhet dhe siç na ka hije për këtë vend”, ka thënë Jashari.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. Lisen Bashkurti - Çdo shoqëri krijon me kohe modelet…