Gashi: Duhet të ndodhë reforma zgjedhore

29 mars 2019 | 11:52

Ish-anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilir Gashi, ka kërkuar që sa më shpejt të ndodhë reforma zgjedhore.

Sipas tij, pragu zgjedhor duhet të jetë  7 për qind për parti politike dhe 10 për qind për koalicione.

“Reforma zgjedhore duhet të ndodhë. Pragu zgjedhorë duhet së paku të vendoset 7% për parti politike, 10 % për koalicione! Nëse nuk doni që të kemi çoroditje as të shtetit e as të pushtetit!  Partitë e vogla nuk guxojnë të përcaktojnë fatin e shtetit, vetëm pse pa tjetër duhet të jenë në pushtet”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshironi ta provoni shijen e brendit botëror? Nëse po,brendi i…