Hoti kërkon shkarkimin e Lekajt

29 mars 2019 | 13:01

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar shkarkimin e ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, pasi që ky i fundit bëri thirrje për largimin e ambasadorit zviceran, Jean-Hubert Lebet.

“Është i paprecedent rasti që një ministër i Qeverisë së Kosovës kërkon largimin e një ambasadori. Dhe atë të Zvicrës, ku janë mbi 200 mijë qytetarë të Kosovës. Ne paratë që Zvicra shpenzon në Kosovë përfshihen edhe taksat e këtyre 200 mijë qytetarë të Kosovës që i paguajnë në Zvicër. Prandaj, është më se legjitime të kërkohet llogari dhe shpenzim adekuat nga ana e ambasadorit. Vetëm shkarkimi këtij ministri mund të jetë i mjaftueshëm si kërkimfalje ndaj një vendi mik si Zvicra”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe këtë vit nxënësit e shkollës “Mehmet Akif” në Lipjan…