Bayerni nuk ndalet, kërkon edhe De Ligtin

29 mars 2019 | 13:01

Bayern Munchen është pa dyshim klubi më aktiv në merkato, edhe pse ende duhet kohë që të hapet afati kalimtar.

Gjiganti gjerman ka siguruar shërbimet e Pavardit dhe Lukas Hernandez për sezonin e ardhshëm, me një shumë totale prej 115 milionë eurosh të shpenzuar për dy kampionët e Botës. Pavarësisht prej nënshkrimit me dy mbrojtës, “bavarezët” duket se nuk kanë ndërmend të ndalen me kaq për sa i përket prapavijës.

Ditën e sotme në media po qarkullon lajmi se drejtues të klubit gjerman kanë bërë gati një ofertë për Matthijs de Ligt, që besohet të jetë diçka më shumë se 70 milionë euro. Sipas medieve, paratë nuk do të jenë problem për Bayernin këtë merkato dhe se futja në garë për De Ligt lidhet me faktin se Jerome Boateng dhe Mats Hummels shihen si e kaluar për klubin, me Niklas Sule që pritet të jetë diga kryesore në mbrojtje. Në garë për De Ligt janë edhe Barcelona apo dhe Juventusi, por me klubin blaugrana që duket më favorit, kjo edhe për shkak të marrëdhënies së mirë që ka me Ajaxin edhe pas nënshkrimit me Frenki De Jong.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar…