Pacolli mbështet ambasadorin zviceran, kërkon të merren parasysh sugjerimet e tij

29 mars 2019 | 13:23

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se  duhet të këshillat dhe sugjerimet e aleatëve ndërkombëtarë.

Ai ka thënë se Zvicra me vendet e tjera perëndimore kanë mbështetur rrugëtimin e Kosovës në të gjitha etapat.

“Ambasadorit Jean-Hebert Lebet, i shpreha mirënjohjen e thellë të institucioneve dhe popullit të Kosovës, për kontributin e tij dhe shtetit që përfaqëson”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Konfederata Helvetike, së bashku me ShBA-të, Gjermaninë, Francën, Britaninë, Italinë dhe vendet tjera perëndimore, ka mbështetur fuqishëm rrugëtimin e Republikës së Kosovës në të gjitha etapat.

Kontributi i Zvicrës, ku kemi një diasporë të madhe me afërsisht 300 mijë qytetarë tanë, është i madh në çlirimin, shtetndërtimin dhe zhvillimin e Republikës së Kosovës.

Ambasadorit Jean-Hebert Lebet, i shpreha mirënjohjen e thellë të institucioneve dhe popullit të Kosovës, për kontributin e tij dhe shtetit që përfaqëson.

Miqtë dhe aleatët kanë dhënë dhe po japin kontribut të madh, për ardhmërinë e këtij vendi andaj të gjithë ne, duhet t’i dëgjojmë me shumë vëmendje këshillat dhe sugjerimet e tyre.

Sa here kemi qenë bashkë me aleatët, kemi dalë fitimtar. Ne do të vazhdojmë bashkë dhe kemi çfarë të mësojmë nga një demokraci qindra vjeçare sikurse është Zvicra.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Houstoni fitoi 112-85 ndaj Denverit, një përballje mes dy ekipeve…