Limaj takon ambasadorin turk, flasin për thellimin e marrëdhënieve mes dy shteteve

29 mars 2019 | 15:10

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Prishtinë, Çagri Sakar.

Në këtë takim, Limaj e Sakar kanë biseduar për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve si dhe marrëveshjet e reja në ekonomi dhe mbrojtje.

“Sot prita në takim ambasadorin e Turqisë në Prishtinë, Çagri Sakar të cilin e falënderova për angazhimin e tij për pritjen që i është bërë delegacionit të Kosovës gjatë vizitës në Turqi. Po ashtu, biseduam edhe për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, thellimin e tyre edhe me marrëveshje të reja në fusha të ndryshme e me theks të veçantë në ato ekonomike dhe të mbrojtjes”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franck Ribery ka rrëfyer për plagët e tij të fëmijërisë…