Për një javë, 574 fëmijë kërkuan ndihmë mjekësore në Emergjencën Pediatrike

30 mars 2019 | 08:33

Emergjenca Pediatrike në QKUK, për një javë ka pasur 574 fëmijë që kanë kërkuar ndihmën mjekësore, si pasojë e shqetësimeve të ndryshme shëndetësore.

Sipas raportit javor të Klinikës së Pediatrisë, për një javë në ambulancat specialistike ka pasur 426 vizita mjekësore të fëmijëve.

Po ashtu, Klinika e Pediatrisë ka qenë e mbingarkuar me rastet e pranimeve për hospitalizim të mëtejmë, ku vetëm për 1 javë ka pasur 110 pranime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se votimi…