Reali synon Koulibalyn në vend të Varanes

30 mars 2019 | 10:27

Kalidou Koulibaly është zgjedhja e parë e Real Madridit në verë në rast të një largimi të Varanes. Sipas medieve spanjolle, 27-vjeçari i Napolit është objektivi numër një i trajnerit, Zinedine Zidane, për ta përforcuar mbrojtjen.

Drejtuesi i madrilenëve, Jose Angel Sanchez, për t’i përshpejtuar tratativat, ka nisur menjëherë bisedimet me menaxherët e mbrojtësit senegalez, i cili vlerësohet rreth 150 milionë euro. Kjo shumë konsiderohet e përballueshme pasi vlera e vendosur për merkaton nga klubi spanjoll kap shifrën e 500 milionë eurove.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në Kosovë…