Zidane: Varane është i lumtur në Real

31 mars 2019 | 15:35

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka konfirmuar se Raphael Varane është i lumtur tek Real Madrid, duke shuar shpresat e Manchester United.

Skuadra nga ‘Old Trafford’ ka qenë lidhur ngushtë me një transferim të mundshëm të fituesit të kupës së botës.

“Mund t’iu them se ai është shumë i lumtur këtu. Ai ka qenë këtu për tetë vite, ka bërë shumë mirë deri më tani. Nuk e shoh atë në mënyrën se si e shohin të tjerët së fundmi. Ai duket i lumtur dhe i përkushtuar në atë që bën”, ka deklaruar Zidane.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët në Turqi po votojnë sot në zgjedhjet lokale, ku…