Lluka në Bukuresht shpalosi problemet që Serbia po ia shkakton Kosovës

01 prill 2019 | 16:48

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, po merr pjesë në takimi e nivelit të lartë të ministrave rreth “Konektiviteti energjetik i Evropës qendrore dhe juglindore” e cila po mbahet në Bukuresht të Rumanisë.

Ministri Lluka gjatë fjalimin të tij iu drejtua komisionierit për veprime klimatike dhe të energjisë, Miguel Arias Canete, ministrit të Energjisë të Rumanisë, Anton Anton, drejtorit gjeneral të “DG Energy” pranë Komisionit Evropian, Dominique Ristori dhe të gjithë të pranishmëve, duke i adresuar problemet të cilat Serbia po i shfaq karshi Kosovës e të cilat po pengojnë lidhjen e Kosovës me Evropë dhe rajon.

“Dua të ngriti një çështje e cila jo vetëm që është relevante në implementimin e projektit të lidhjes së tregjeve mes Shqipërisë, Italisë Malit të Zi dhe Shqipërisë (AIMS), por është një kusht paraprak për rregullimin e tregut rajonal. Ashti siç e dini, Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë në takimin e fundit ka konkluduar ‘shkelje të rëndë të vazhdueshme’ nga ana e Serbisë në lidhje me menaxhimin e kongjestionit të aplikuar në interkonektivitetin e Kosovës. Një konkluzë e tillë, nëse nuk korrigjohet, hyn në efekt në qershor të këtij viti”, ka thënë ministri Lluka.

Ai gjithashtu ka kërkuar që të zgjidhet sa më shpejtë ky problem me Serbinë që po e dëmton konsumatorin e Kosovës me çmime të larta. “Konsumatorët e Kosovës kanë mbajtur barrën e tarifave më të shtrenjta të importit si shkak i barrierave dhe të drejtave ekskluzive të pjesëmarrësve serb në treg të cilët mund të operojnë në tregun e Kosovës” u shpreh ministri Lluka.

Ai gjithashtu ka treguar se Kosova ka marrë hapa konkret në bashkimin e tregjeve dhe ka kërkuar që Kosova të jetë pjesëtare e barabartë në projektin AIMS. “Në lidhje me bashkimin e tregjeve, Kosova është duke punuar me Shqipërinë në projektin Ballkani Perëndimor 6 (WB6). Projekti ka avancuar dhe së shpejti presim të themelojmë shkëmbimin e energjisë me Shqipërinë e cila do të administrojë këto dy tregje të bashkuara. Në pikëpamjen tonë, ky projekt duket të konsiderohet si hap i parë në bashkimin e tregjeve të AIMS që në këtë rast duhet të përfshijë edhe tregun e Kosovës”, është shprehur Lluka.

Në fund ai ka pohuar se përfshirja e Kosovës në këtë projekt do të lehtësonte tranzicionin energjetik në një treg të vetëm Evropian.

/Epoka e re/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një parfumeri në Emiratet e Bashkuara Arabe ka pretenduar se…