FMN-ja mbështet ATK-në në fushën e menaxhimit të rrezikut

02 prill 2019 | 12:25

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, ka pritur në takim ekspertin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Carsten Bendix, i cili gjatë muajit prill do ta mbështes Agjencinë në fushën e menaxhimit të rrezikut.

“Gjatë takimit drejtori Murtezaj foli për mbështetjen e deritanishme dhe potencoi nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen. Ai mes tjerash nënvizoj se ATK ka nevojë që të rris kapacitetet e saj në disa fusha të caktuar, të cilat kanë rol kyç në realizimin e objektivave të përcaktuara dhe një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet fushës se menaxhimit te rrezikut”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, dhe nënkryetari Nuredin…