Fillon procesi i përzgjedhjes së administratorëve të këshillave lokale në Kaçanik

02 prill 2019 | 16:33

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, dhe nënkryetari Ylber Bajra, kanë udhëhequr mbledhjen e fillimjavës në këtë komunë, në të cilën janë prezantuar aktivitetet komunale të realizuara në javën që lamë pas, si dhe planifikimet për këtë javë.

Në këtë takim, fillimisht është bërë me dije se muaji mars ka pasur aktivitete dhe punë komunale dhe angazhim në parapërgatitjen e fillimit të shumë projekteve kapitale të cilat pritet së shpejti të fillojnë së realizuari.

Drejtori i Administratës së Përgjithshme, Festim Neziraj, ka bërë me dije se ka filluar procesi i zgjedhjes së administratorëve të këshillave lokale në Komunën e Kaçanikut.

Ai ka inkurajuar edhe femrat që të jenë pjesë e këtij procesi zgjedhor.

Ky proces do të filloj më 8 prill dhe do të përfundojë më 6 maj, ndërsa në të do të përfshihen të gjitha vendbanimet e Komunës së Kaçanikut.

Ndërkaq, drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, Ramadush Osmani, ka thënë se kanë filluar punimet në projektin asfaltimi i rrugës ‘Man Dashi-Stagovë’, projekt ky në bashkëfinancim me Ministrinë e Infrastrukturës.

Në anën tjetër, drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Bahri Selimi, ka thënë se 14 biznese në Kaçanik do të pajisen me mjete pune, të përkrahur nga organizata “HELP” në bashkëfinancim me Komunën e Kaçanikut.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Jose Mourinho nuk e ka përjashtuar mundësinë që të…