Kryetari Kastrati vë gurëthemelin e shtëpisë për ish-ushtarin e UÇK-së

02 prill 2019 | 16:51

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me kryetarin e Sh.K.Sh “Dardania Mannheim” Naser Hoxha , nënkryetarin Vehap Zuka dhe anëtarin e Kryesisë, Kujtim Metaj, kanë vënë gurëthemelin e shtëpisë për ish-ushtarin e UÇK-së, në fshatin Hodonoc.

Kastrati ka thënë se duhet të falënderohet diaspora për të gjitha investimet e ndihmat që ata i sjellin në Kosovë.

“Është dëshpëruese që edhe 20 vite pas luftës, kategoritë e dala nga lufta përballen me probleme elementare. Këtë fakt duhet ta ndryshojmë”, ka thënë ai.

Më tutje, Kastrati ka thënë se përfaqësuesit e Sh.K.Sh “Dardania Mannheim”, kanë bërë një punë të mrekullueshme bashkë më diasporën e Kamenicës.

“Uroj që ky investim mos të jetë i fundit për kategoritë e dala nga lufta”, ka thënë Kastrati.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oficerët e Doganës së Kosovës gjatë patrullimeve në pjesën veriore…