Haradinaj takon Sell, flasin për thellim të bashkëpunimit në arsim në mes Kosovës dhe SHBA-së

03 prill 2019 | 10:40

Kryeministri Ramush Haradinaj këtë mëngjes ka takuar, ish-diplomatin amerikan, Louis Sell.

“Kënaqësi e veçantë ta pres në takim anëtarin e bordit të Universitetit Amerikan në Kosovë (AUK) dhe ish-diplomatin amerikan, Louis Sell, me të cilin biseduam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe përgatitjen profesionale të të rinjve tanë, që të jenë në hap me dinamikat globale dhe standardet amerikane të edukimit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”. 

Haradinaj ka theksuar se prezenca e Rochester Institute of Technology (RIT) përmes AUK-ut është edhe një dëshmi e fuqishme e marrëdhënieve të veçanta të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e të Burgosurve Politik e Kosovës dhe Lëvizja Shoqëria,…