Pacolli fton presidentin e Guinesë ta vizitojë Kosovën

03 prill 2019 | 10:47

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është takuar me presidentin e Guinesë Bissau, Jose Mario Vaz.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e vet në  “Facebook” Pacolli ka bërë me dije se presidenti Vaz pranoi me dëshirë ftesën për ta vizituar Kosovën.

“Në takimin bilateral që zhvillova me presidentin e Guinesë Bissau, z.Jose Mario Vaz, folëm për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona. Presidentit Vaz i shpreha falenderimet e mëdha të popullit të Kosovës për mbështetjen e tyre në secilën fazë të avansimit të shtetit tonë. Republika e Kosovës është e përkushtuar që të vendos dhe thellojë marëdhëniet diplomatike me qdo vend të botës andaj jam shumë i lumtur që ne këtë drejtim jemi në rrugë të drejtë. Propagandat e hedhura nga ndonjë fqinj i Kosovës në kurriz të qëndrimit të shtetit të Guinesë Bissau, nuk ishin fare pjesë e diskutimit me presidentin Vaz, i cili pranoi me dëshirë ftesën për të vizituar Kosovën”, ka shkruar Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj këtë mëngjes ka takuar, ish-diplomatin amerikan, Louis…