Ramosaj nderon të dëshmorët në Deçan

03 prill 2019 | 16:05

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, së bashku me bashkëpunëtorë dhe kolonelin Avdyl Mushkolaj, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e kombit” në nderim të heroit Artan Mehmetaj e Halit Coka, si dhe tek varri i dëshmorit Mustafë Çekaj e Naim Turkaj.

“Sot me homazhe dhe vendosje të kurorave me lule nga i pari i komunës, Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, kolonel Avdyl Mushkolaj, zyrtarë komunalë, asamblistë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së nga Deçani dhe Gjakova dhe qytetarë të shumtë kanë përkujtuar heronjtë Artan Mehmetaj dhe Halit Coka në Kompleksin Memorial ‘Dëshmorët e kombit’ në Gllogjan, dëshmorin Mustafë Çekaj në Irzniq dhe dëshmorin Naim Turkaj në fshatin Gramaqel. Rruga deri të liria kishte shumë sakrifica. Lavdi e përjetshme!”, ka njoftuar Komuna e Deçanit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se raporti i publikuar…