Kërkohen ndryshme kushtetuese për ratifikimin e Konventës që parandalon dhunën në familje

03 prill 2019 | 16:12

Ratifikimi i Konventës së Stambollit në Kuvendin e Kosovës, përveç që është i nevojshëm, është njëra ndër nismat më progresive që ka të bëjë me të drejtat e njeriut, pasi e parandalon dhe e lufton dhunën kundër grave dhe dhunën në familje.

Për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje i është bërë thirrje deputeteve të Listës Serbe që të jenë të pranishme në seancën e 12 prillit në mënyrë që të votohet për ndryshime kushtetuese.

Këto komente janë bërë në tryezën që Partia Socialdemokrate ka organizuar në lidhje me Konventën e Këshillit të Evropës që ka të bëjë me parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje.

Propozuesja e këtij amendamenti, njëherësh nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Aida Dërguti, ka thënë se Kosova është vendi i vetëm në regjion që nuk e ka ratifikuar Konventën e Stambollit, e cila ka të bëjë me mbrojtën e grave dhe parandalimin e dhunës në familje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të thatësisë dhe temperaturave të larta që po…