OVLUÇK-ja nderon me mirënjohje sekretarin e përgjithshëm të MSh-së, Naim Bardiqi

03 prill 2019 | 16:19

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Hysni Gucati dhe sekretari i kësaj organizate, Faton Klinaku, nderuan të mërkurën me mirënjohje për kontributin e dhënë për çështjen kombëtare dhe vetëmohimin e jashtëzakonshëm në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, dr. Naim Bardiqi.

Gjatë një takimi në Ministrinë e Shëndetësisë, krerët e OVLUÇK-së shprehën gjithashtu falënderimin e tyre për angazhimin e sekretarit Bardiqi për të ndihmuar anëtarët e kësaj organizate në kuadër të ofrimit të shërbimeve shëndetësore në Kosovë. Nga ana e tij, sekretari Naim Bardiqi është shprehur falënderues për mirënjohjen e ndarë dhe ka theksuar se për të ka qenë obligim t’i shërbejë vendit në ditët më të vështira të historisë së tij.

Gjatë vizitës në ministri të Shëndetësisë, krerët e OVLUÇK-së i ka takuar edhe ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, i cili i ka njoftuar ata për angazhimet e Ministrisë për sigurimin e shërbimeve shëndetësore sa më cilësore dhe të sigurta për veteranët e luftës dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ratifikimi i Konventës së Stambollit në Kuvendin e Kosovës, përveç…