Komuna e Suharekës do të bëhet me mekanizëm lokal kundër dhunës në familje
03 prill 2019
| 17:33
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se edhe kjo komunë do ta formojë mekanizmin për koordinim lokal kundër dhunës në familje.
“Radhës së shtatë komunave të Kosovës që tashmë e kanë të themeluar mekanizmin për koordinim lokal kundër dhunës në familje, së shpejti do ti shtohet edhe komuna jonë”, ka shkuar Muharremaj në llogarinë e vet në “Facebook”.